Chelsea ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Sheffield United në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
Kjo ishte fitorja e parë për londinezët, pas dy humbjeve radhazi nga Manchester United dhe Everton respektivisht.
None found
Golat për “Blutë e Londrës” në këtë takim i shënuan Cole Palmer (54’) dhe Nicolas Jackson (61’).
Në këtë sfidë Pochettino disa minuta i kishte rezervuar edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, i cili u fut në fushë në minutën e 75-të, duke zëvendësuar Raheem Sterling.
Sidoqoftë, ndeshja nuk shkoi ashtu siç ai e kishte paramenduar, pasi në minutën e 83-të Broja humbi një mundësi të artë shënimi.
22-vjeçari nuk arriti të shënojë në portën e zbrazët, pas asistimit perfekt të Cole Palmer.
Kjo huqje e tij shkaktoi ngjalli reagime të mëdha nga mediat në Angli, të cilat po e konsiderojnë atë si “huqjen e vitit”.
Broja është duke vuajtur mungesën e minutave këtë sezon, teksa është paraqitur në nëntë ndeshje, ku vetëm në tri prej tyre e kishte nisur nga minuta e parë.
Përndryshe, Broja ka një gol të realizuar në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/
Vendimi i Serbisë për të mobilizuar prona shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake po shihet me kujdes nga…
Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të LDK-së se është shkëputur…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…
Forcat e armatosura amerikane nisën sulme të reja kundër Iranit sot, në hakmarrje për zjarrin iranian ndaj një anijeje në…
Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë, vlerësojnë se projektligji për ndryshimin e mënyrës së taksimit të pasurive të…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në…