Categories: kosovë

Zhvillimet ushtarake të Serbisë nxisin kujdes në Kosovë, ekspertët: nevojitet vigjilencë pa alarm

Vendimi i Serbisë për të vënë në funksion prona shtetërore dhe kishtare me qëllim zgjerimin e projekteve ushtarake po ndiqet me vëmendje nga njohësit e sigurisë, të cilët vlerësojnë se ky hap mund të ketë ndikim në arkitekturën e sigurisë në rajon.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, ky veprim pasqyron vazhdimësinë e përpjekjeve të Beogradit për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes.

Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se vetëm ky vendim nuk përbën provë për një sulm të afërt ndaj Kosovës.

Siç theksojnë ata, çdo vlerësim për rrezikun duhet të mbështetet në një tablo më të gjerë, ku përfshihen lëvizjet ushtarake, gjuha politike dhe zhvillimet në terren. Për këtë arsye, nga institucionet e Kosovës kërkohet monitorim i pandërprerë dhe shtim i vigjilencës strategjike. Në të njëjtën kohë, prania e KFOR-it dhe përkushtimi i NATO-s konsiderohen elemente vendimtare që e zvogëlojnë mundësinë e një aventure ushtarake në rajon.

Sipas ekspertëve, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë. Ata vlerësojnë se zhvillimet e fundit nuk duhet të prodhojnë panik, por të shërbejnë si paralajmërim për më shumë kujdes dhe përgatitje.

Racaj: Rreziku për një agresion të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës mbetet i ulët falë KFOR-it dhe NATO-s

Profesori i sigurisë, Muhamet Racaj, shprehet se vendimi i Serbisë për mobilizimin e pronave shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake duhet trajtuar me seriozitet, por pa nxitur panik.

“Ky vendim nuk mund të shihet vetëm si një çështje administrative apo infrastrukturore, por si pjesë e një strategjie afatgjatë për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes së Serbisë”, deklaron Racaj në një prononcim për “Bota sot”.

Sipas tij, për Kosovën ky zhvillim merr peshë të veçantë për shkak të afërsisë gjeografike, historikut të konflikteve dhe retorikës së vazhdueshme që vjen nga Beogradi.

“Megjithatë, nuk duhet të krijohet alarm i panevojshëm. Zgjerimi i infrastrukturës ushtarake nuk nënkupton automatikisht se Serbia po përgatitet për një sulm ushtarak ndaj Kosovës”, thekson ai.

Racaj shton se ky zhvillim duhet të ndiqet me kujdes nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Çdo rritje e kapaciteteve ushtarake në rajon ndryshon, në një masë të caktuar, ekuilibrin strategjik dhe kërkon vlerësime të vazhdueshme nga institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë”, shprehet profesori.

Ai vlerëson se, për momentin, mundësia e një agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Kosovës mbetet e ulët.

“Kjo kryesisht falë pranisë së KFOR-it dhe angazhimit të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ky mekanizëm përbën pengesën më të madhe ndaj çdo aventure ushtarake”, thotë Racaj.

Megjithatë, profesori tërheq vëmendjen se Serbia po vazhdon investimet në rritjen e kapaciteteve të saj ushtarake.

“Beogradi po investon vazhdimisht në modernizimin e forcave të armatosura, në zgjerimin e kapaciteteve industriale dhe në infrastrukturën mbështetëse. Kjo tregon se synon të rrisë fuqinë ushtarake dhe ndikimin strategjik në rajon”, deklaron ai.

Sipas Racajt, Kosova duhet të vazhdojë përforcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.

“Kosova duhet të vazhdojë zhvillimin e kapaciteteve të veta mbrojtëse, të thellojë bashkëpunimin me aleatët dhe të përshpejtojë integrimin euroatlantik“, thekson ai.

Në përmbyllje, Racaj nënvizon se vendimi i Serbisë nuk duhet parë si një kërcënim i menjëhershëm, por as nuk duhet anashkaluar.

“Ai duhet të shërbejë si një sinjal për vigjilencë strategjike, monitorim të vazhdueshëm dhe forcim të mëtejmë të institucioneve të sigurisë, në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë”, përfundon profesori Muhamet Racaj.

Berisha thotë se zgjerimi i projekteve ushtarake të Serbisë ndikon në arkitekturën e sigurisë në rajon

Edhe eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, vlerëson se vendimi i Serbisë për të mobilizuar prona shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake duhet parë me seriozitet, por jo të lexohet automatikisht si kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

“Mendoj se vendimi i Serbisë për të mobilizuar prona shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake duhet të trajtohet me seriozitet dhe të monitorohet nga afër, por nuk duhet të interpretohet automatikisht si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës”, deklaron Berisha.

Sipas tij, ky hap tregon se Serbia vijon t’i japë rëndësi forcimit të kapaciteteve të saj ushtarake.

“Ky vendim tregon se Serbia vazhdon t’i kushtojë rëndësi forcimit të kapaciteteve të saj ushtarake, gjë që ndikon në arkitekturën e sigurisë në rajon. Për Kosovën, ky është një zhvillim me rëndësi të veçantë për shkak të afërsisë gjeografike, historikut të tensioneve dhe sfidave të vazhdueshme në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, shprehet ai.

Në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot”, Berisha thekson se vetëm ky vendim nuk mund të konsiderohet dëshmi e një rreziku të menjëhershëm ushtarak.

Unë nuk do të thosha se vetëm ky vendim përbën dëshmi të një rreziku të menjëhershëm ushtarak për Kosovën. Çdo vlerësim i kërcënimit duhet të bazohet në një analizë më të gjerë, duke marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, si lëvizjet e forcave ushtarake, retorikën politike, zhvillimet në terren dhe informacionet që disponojnë institucionet e sigurisë”, thotë ai.

Sipas Berishës, zhvillimet e fundit duhet të shihen si sinjal për më shumë vigjilencë, por jo për nxitje paniku.

“Në vlerësimin tim, ky zhvillim duhet të shërbejë si një sinjal për vigjilencë më të madhe dhe monitorim të vazhdueshëm, por jo për të krijuar panik apo për të nxjerrë përfundime të parakohshme”, thekson ai.

Në fund, eksperti shton se Kosova duhet të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj të sigurisë dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë dhe të ruajë koordinimin e ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, të cilët mbeten faktor kyç për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, përfundon Fidair Berisha për “Bota sot”.

të fundit

Kritika të forta për Ramën pas koncertit të Ye në Tiranë: OCCRP flet për “bukë dhe cirk” me para publike

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) ka publikuar një artikull ku pasqyron kritikat ndaj qeverisë së…

4 minutes ago

Negociatori iranian paralajmëron SHBA-në pas sulmit në Hormuz: Marrëveshjet e njëanshme kanë marrë fund, tani duhet paguar çmimi

Pas sulmit ndaj një anijeje me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit, reagoi Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit të…

6 minutes ago

Hetimi i SPAK për pronën e projektit në Zvërnec, ekonomisti i njohur amerikan: Biznesmeni shqiptar akuzohet se ka përdorur dokumente false! Në Shqipëri korrupsioni vjen me territorin

Në lidhje me hetimin që ka ndërmarrë SPAK për pronat që përfshijnë projektin ku do të ndërtohet resorti luksoz prej…

12 minutes ago

Bellingham mbron Anglinë pas vërejtjeve të Tuchel: Nuk e kupton çfarë do të thotë të përballesh me Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, ka reaguar ndaj kritikave të trajnerit Thomas Tuchel pas fitores së vështirë ndaj Norvegjisë me…

24 minutes ago

Gjendje alarmi në Gjirin Persik, Irani godet me raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit

Në orët e para të mëngjesit, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini u vunë në alarm pasi Irani ndërmori…

24 minutes ago

Media amerikane: Toka e resortit në Zvërnec nën hetim për pastrim parash e falsifikim dokumentesh! Rama thotë se projekti do vazhdojë, pavarësisht sfidave ligjore dhe mjedisore

Media amerikane “The Daily Beast”, i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit rreth projektit miliarda dollarësh të resortit luksoz në…

28 minutes ago