VIDEO/ Ardit Krymi shënon golin e parë me Tiranën, përgjigje për Edi Martinin dhe Vllazninë! Reagon partnerja e mesfushorit

Tirana u nda në barazim 2–2 me Al Ittihad në miqësoren e zhvilluar në Bolu të Turqisë. Në këtë takim, Ardit Krymi realizoi golin e tij të parë me fanellën bardheblu, vetëm pak kohë pasi iu bashkua skuadrës kryeqytetase gjatë merkatos së verës.

Mesfushori defensiv duket se është ambientuar shpejt me ekipin e ri. Krymi u largua nga Vllaznia pasi palët nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, edhe pse ai shihej si një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës shkodrane.

Të lidhura

None found

Goli dhe paraqitja e mirë e 30-vjeçarit mund të konsiderohen si një “shuplakë” për Vllazninë dhe trajnerin Edi Martini, të cilët nuk këmbëngulën për ta mbajtur në ekip mesfushorin “luftarak”, që u largua me parametra zero.

Pas realizimit të parë me “rekordmenët” e Shqipërisë, në rrjetet sociale reagoi edhe partnerja e Krymit, Vjosana Nozllaku. Moderatorja publikoi videon e golit duke e shoqëruar me frazën: “Goli i parë me bardheblutë”.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantJojobetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombankobet girişbetcio