VIDEO/ Arbër Hoxha bën “dopietë” në Kroaci, triumfon edhe në Kupë, por e ardhmja mbetet e paqartë

Pas titullit në Kroaci, Arbër Hoxha, feston edhe në Kupë, me sulmuesi kuqezi që mbyll një sezon fantastik me Dinamo Zagreb. Gjigandi kroat bëri për vetë edhe trofeun e dytë sezonal, duke triumfuar 2-0 në finale përballë Rijeka.

Arbër Hoxha, u hodh në fushë në minutën e 63-të, pasi Dinamo Zagreb kishte mbyllur llogaritë me Rijeka.

Të lidhura

None found

Për fat të keq, Arbër Hoxha, nuk ishte në maksimumin e tij në këtë fund sezoni duke e bërë të ardhmen të paqartë. Prej kohësh flitej për një transferim të tij në Poloni, tek ekipi i Widzew Łódź, aty ku aktivizohet edhe Juljan Shehu, por drejtori sportivi i këtij klubi hodhi poshtë këtë opsion, duke theksuar se Arbër Hoxha nuk bën pjesë në planet e tyre.

 

 

Pavarësisht këtij fakti, Arbër Hoxha, vijon të ketë shumë admirues në Evropë dhe emri i tij pritet të jetë prezent gjatë merkatos së verës.


Shtuar 14.05.2026 10:20

CasibomHoliganbetjojobetjojobet