Vidal ndodhet në Brazil, brenda javës pritet firma me Flamengon

Siç është njoftuar në orët e fundit, Arturo Vidal ka mbërritur në Rio de Janiero për të ndjekur atë që duket gjithnjë e më shumë si skuadra e tij, pra Flamengon që luajti në orët e para të mëngjesit ndaj Toilimës për ndeshjen e Copa Libertadores.

I mbërritur së fundmi në Brazil, siç dokumentohet nga imazhet e “ESPN”, kiliani u përgjigj pikërisht në mikrofonat e gazetarëve.

“Një mundësi e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, edhe pse për momentin jemi ende në fazën e negociatave. Sot do të jem në stadium por vetëm si tifoz i Flamengos, shpresojmë të fitojmë”.

Sipas mediave braziliane, Vidal do të jetë lojtar i Flamengos së shpejti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.07.2022 08:00