Verrati: Mungoi vetëm goli, çfarë makthi

Italia u befasua ditën e djeshme në mbrëmje nga Maqedonia e Veriut në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo është hera e dytë e Italisë që nuk merr pjesë në Kupën e Botës dhe padyshim është një zhgënjim shumë i madh. Verratti ka folur pas ndeshjes i trishtuar dhe i zhgënjyer.

“Është e vështirë, është një zhgënjim i madh. Një ndeshje që e dominuam, që kishim detyrim ta fitonim. Duhet të shënonim gol, ta mbyllnim menjëherë sepse ishim superiorë. Por kështu është futbolli, duke shënuar dy minuta nga fundi, ishte makthi më i madh.

Kemi humbur hapin e fundit, në këto ndeshje duhet të jesh cinik dhe i pamëshirshëm. Zhgënjimi është vërtet i madh. Të gjithë jemi të trishtuar, sepsepër ekipin që kemi i kemi patur të gjitha kredencialet për të luajtur në Kupën e Botës.

Unë do të jem gjithmonë krenar për shokët e ekipit pasi ata dhanë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoi pasi në këtë ndeshje të duhet edhe pak fat”, është shprehur Verratti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 08:50