Dyndje e madhe në Morinë, tifozë nga Kosova, Holanda dhe Roma prekin territorin e vendit tonë

Dhjetëra tifozë nga Holanda,Roma e Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinës për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë.

Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës duke sjellë një atmosferë edhe në kufi.

Po në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane të Romës, këta janë shqiptarët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit.

Sipas të dhënave të marra në P.K.K Morin gjatë  orëve të para te dites se sotme kanë hyrë në territorin shqiptarë nga Morina 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete, krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar./ h.ll/albeu.com

Shtuar 25.05.2022 10:20