Verona-Inter, Kristjan Asllani është në “stacionin” e fundit

Kristjan Asllani do të jetë përballë provës së të vërtetës. Nëse shqiptari do të jetë në lartësinë e duhur atëherë mund të sigurojë të ardhmen në Milano.

Sipas “Gazzetta dello Sport” Simone Inzagi po mendon që të mos improvizojë për ndeshjen e radhës të Interit. Zikaltrit do të vizitojnë Veronën në transfertën delikate, të cilën do të duhet që ta përballojnë pa shërbimet e Hakan Çalhanoglusë.

Turku është dëmtuar përsëri gjatë ndeshjeve të Nations League dhe për Asllanin mund të jetë një shans i dytë i artë për të treguar se investimi i bërë nga Interit dy vite më parë prej 14 milionë eurosh nuk ka qenë i kotë.

Siç dihet zëvendësuesi natyral i Çalhës në kampin zikaltër është Asllani, por paraqitja e tij në derbi ka futur në mendime Inzagin, i cili në mungesë të turkut ka detyruar Barelën ose Zielinskin që të spostohen para mbrojtjes.

Transferta në Verona do të tregojë shuumë në këtë drejtim pasi nëse Inzagi zgjedh të improvizojë përsëri atëherë Asllani nuk ka më të ardhme në Milano, por nëse ndodh e kundërta atëherë shqiptari duhet të tregojë se është një “bast” i fituar për kampionët në fuqi të Serisë A.


Shtuar 19.11.2024 11:25