Verdiktet e Bundesligës: Sezon perfekt i Leverkusen, Bayern e mbyll i treti

Ka përfunduar zyrtarisht sezoni 2023-2024 i Bundesligës gjermane.

Me titullin e dhënë për Bayer Leverkusen (sezoni perfekt, ende pa humbje) dhe skuadra e kualifikuara për në Champions League të vendosur disa kohë më parë, kishin mbetur pak vendime për t’u dhënë.

Shtutgarti arriti një vend të dytë të jashtëzakonshëm duke kaluar në renditje Bayernin e Mynihut, i mundur 4-2 në Hoffenheim. Një sezon katastrofik për bavarezët, ashu si për Këlnin, që bashke me Darmstadt bien nga kategoria.

Play-off do të luhet nga Bochum, i mposhtur keq në Bremen dhe i kaluar në momention e fundit – falë diferencës së golave nga Union Berlin, i cili mundi Freiburg në minutën e 92-të dhe mbijetoi.

Eintracht do të jetë në Europa League, ndërsa Hoffenheim në Konferencë Ligë. Megjithatë, vëmendje maksimale ka rezultati i finales së Kupës së Gjermanisë: nëse Bayer do të mundte Kaiserslautern, Hoffenheim do të shkonte në Europa League dhe Heidenheim në Konferencë.


Shtuar 18.05.2024 18:14