Ventura: Nga Itali-Suedi e 2017-ës nuk ka ndryshuar asgjë, faji i sistemit dhe kulturës

Ish-trajneri axurr: E di si ndihet Gattuso. Në 2006-ën kishim një gjeneratë fenomenësh, tani duhet të rikrijojmë bazat.

“Nuk është vetëm faj i trajnerëve, është e qartë. Ka përgjegjësitë e veta, por nuk është një problem i presidentit të federatës apo trajnerit. Është faji i kulurës dhe sistemit. Gjithmonë bëjmë sikur nuk kuptojmë.

Të lidhura

None found

Pas 2006-ës, jemi eleminuar menjëherë si në 2010-ën, ashtu edhe në 2014-ën. Pastaj nuk jemi kualifikuar për në tre Botërorë radhazi. Europiani i fundit ishte i shëmtuar. Përjashtim bën vetëm Europiani i fituar, përjashtimi klasik që konfirmon rregullin”, – ka thënë mes të tjerash Giampiero Ventura për “Radio Anch’io Sport”. Ish-trajneri i Italisë shfajëson Gattuso-n pas dështimit të tretë italian për të shkuar në Kupën e Botës.

“Gjithmonë jemi duke folur dhe shpjeguar. Kritikat janë strukturale, duhet të ndërhyjë qeveria, jo vetëm ajo federale. Secili ka recetën e vet. Tjetër gjë është ta thuash dhe tjetër gjë ta bësh. Nga Itali-Suedi e 2017-ës nuk ka ndryshuar asgjë”, – ka shtuar Ventura, i cili ishte në stolin axurr në ndeshjen shtesë, ku Italia dështoi për të shkuar në Rusi 2018.


Shtuar 6.04.2026 17:00