Agnelli nuk ka dhenë dorëheqje, mediat nga Italia përgenjeshtrojnë lajmin e gazetarit anglez (FOTO LAJM)

Gazetari nga Independent, Miguel Delaney, publikoi lajmin për largimin e presidentit të Juventusit, Andrea Agnellin, mirëpo një gjë e tillë nuk duket të jetë i vërtetë.

Në anën tjetër, gazetari nga The Athletic i cili është përgjegjës pr Serie A, ka njoftuar se Andrea Agnelli nuk është larguar.

Agnelli vazhdon të mbetet president edhe pas largimit të shumë klubeve nga Superliga.

Edhe gazetari i besueshëm, Fabrizio Romano, njofton se nuk ka ndonjë konfirmim nga klubi i Juventusit për largimin e presidentit Agnelli.

Në anën tjetër, gazetari Romeo Agresti, i cili njihet edhe si i afërt me klubin e Juventusit ka mohuar plotësisht largimin e Agnellit nga Juventus.

Shtuar 20.04.2021 10:04