Venezia-Roma ishte një ndeshje shumë e bukur dhe emocionuese por gjithashtu edhe me shumë gola.
Vendasit shënuan të parët në minutën e 3’ me Caldara duke befasuar ekipin romak.
Loja kishte intesitet të lartë dhe shumë raste ku sollën dhe golat e shpejtë të Romës në fundin e pjesës së parë. Në minute e 43’ ishte Shomurodov i cili barazoi rezultatin.
Nuk kaluan shumë dhe në minutën e 47’ të shtesës Abraham kaloi në avantazh Romën duke e çuar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes të qetë.
Pjesa e dytë ishte akoma dhe me më shumë raste nga të dyja ekipet por konkrete u tregua Venezia në minutën e 65’ ku Aramu barazoi sfidën me penallti. Nuk kaluan shumë kohë dhe në minutën e 74’ Okereke përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh ekipin e Venezias.
Roma tashmë ndodhet në vendin e pestë me 19 pikë ndërsa Venezia në vendin e 14 me 12 pikë.
Mourinho nuk po shfaq rezultate të mira kohët e fundit me ekipin kryeqytetas./h.ll/albeu.com