Vendoset, Ronald Koeman vazhdon me Barcelonën edhe për sezonin e ardhshëm

Ronald Koeman do të jetë edhe më tej trajner i Barcelonës.

 

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka vendosur pro qëndrimit të Roanld Koeman në drejtimin e Barcelonës.

Vendimi është marrë pas një takimi të palëve, ku Laporta i ka dhënë besimin e plotë holandezit edhe për sezonin e ardhshëm.

Barcelona tashmë ka transferuar Eric Garcian, Sergio Agueron dhe Emersonin, dhe pritet ta bëjë të njëjtën me Gini Wijnaldum e Memphis Depay.


Shtuar 3.06.2021 17:42