Vëllai i Xavit, Alex Hernandez dhe vëllai i Leo Messit, Rodrigo u takuan në një restorant në Barcelonë në fillim të kësaj jave, sipas gazetarit Joan Fontes.
Dyshit iu bashkua një person i tretë, që besohet të jetë Fernando Solanas. Solanas është një agjent futbolli dhe thuhet se ka punuar me Barcelonën për të nënshkruar Xavi me Al Sadd.
Nuk ka asnjë tregues se çfarë kanë diskutuar, por vëllai i Xavi-t ka të ngjarë të hedhë bazat për kthimin e Leos te Barça. /G.D albeu.com/