Vedat Muriqi dëmtohet në stërvitje te Fenerbahce

Vedat Muriqi, afrimi më i fundit i Fenerbahces, ka pësuar një lëndim në stërvitje që në pamje të parë duket serioz.

Të lidhura

None found

Mediat në Turqi raportojnë se sulmuesi u nxor nga fusha me barelë pas një shqetësimi fizik të pësuar gjatë seancës stërvitore, duke shtuar menjëherë shqetësimin te stafi teknik i klubit verdheblu.

Më shumë qartësi për gjendjen e tij pritet të ketë pas kontrolleve të hollësishme mjekësore, ndërsa niveli i dëmtimit do të përcaktohet pasi ai t’i nënshtrohet rezonancës magnetike.

Më pas, ekipi mjekësor i Fenerbahces do të vendosë për trajtimin që do të ndjekë lojtari dhe për kohën e nevojshme deri në rikthimin e tij në fushë.

Muriqi nuk është i vetmi futbollist i skuadrës turke që është dëmtuar. Gjatë stërvitjes së së dielës lëndim pësoi edhe Anderson Talisca, i cili aktualisht po trajtohet nga stafi mjekësor.

Kjo valë dëmtimesh në prag të sezonit të ri shihet si një zhvillim që mund të ndikojë ndjeshëm në planet dhe programin përgatitor të stafit teknik të Fenerbahces./


casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet