Problemet financiare të Clujit afrojnë largimin e Korenicës

Meriton Korenica mund të ndahet nga Cluji gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave rumune, reprezentuesi i Kosovës synon ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër dhe i ka kërkuar menaxherit të tij që të angazhohet për gjetjen e një klubi të ri.

Synimi i mesfushorit për të nisur një aventurë të re lidhet edhe me gjendjen ekonomike të Clujit. Për shkak të problemeve financiare, klubi rumun është i hapur ndaj propozimeve për disa lojtarë të skuadrës.

Në listën e futbollistëve që mund të largohen përfshihet edhe Korenica, kartonin e të cilit Cluji raportohet se e vlerëson rreth 1 milion euro.

Për 29-vjeçarin ka interesim, ndërkohë që oferta kanë mbërritur edhe për dy lojtarë të tjerë të ekipit rumun. Në këto rrethana, mundësia që Korenica të transferohet në ditët e ardhshme të afatit kalimtar po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Marrëveshja e reprezentuesit kosovar me Clujin është e vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Kjo situatë i krijon klubit mundësinë që të sigurojë të ardhura nga shitja e tij përpara se futbollisti të hyjë në vitin e fundit të kontratës.

Korenica u transferua te Cluji në vitin 2024 dhe prej asaj kohe ka fituar një rol të rëndësishëm në formacionin rumun.


Shtuar 8.08.2026 22:10

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombettilt girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş