Vdes në moshën 30-vjeçare lojtari më i mirë i golfit

Një nga lojtarët më të mirë të golfit, amerikani Grayson Murray,  u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare.

Fituesi dy herë i PGA Tour vdiq të shtunën në mëngjes një ditë pasi u tërhoq nga sfida e Kupës Charles Schwab në Colonial për arsye shëndetësore.

Në informacionet e para thuhet se ai i dha fund jetës pasi prej vitesh po luftonte me depresionin. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar.

Vdekja e tij tronditi botën e golfit pasi karriera e tij ishte në kulmin e saj. Menjëherë pas publikimit të lajmit, komisioneri i PGA Tour Jay Monahan deklaroi: “Nuk mund të them asgjë, PGA Tour është një familje dhe kur humbet një anëtar të familjes, nuk je kurrë i njëjti. Ne vajtojmë për Grayson dhe lutemi për të dashurit e tij”.

Jo shumë kohë më parë Murray u përfshi në një aksident me motor në Bermuda gjatë kampionatit të Bermudës në PGA Tour.

Që nga aksidenti ai ka bërë 50 qepje, gjysma e të cilave ishin në fytyrë. Duke reflektuar mbi incidentin, Murray tha: “Duhet të kisha vdekur. Nëse nuk do të kisha mbajtur helmetën time, me siguri do të kisha vdekur”.

Në të kaluarën ai ishte përballur me probleme me alkoolin  dhe depresionin, çështje për të cilat fliste hapur dhe në fakt janarin e kaluar deklaroi se ishte esëll që në fillim të vitit 2023./albeu.com


Shtuar 26.05.2024 12:28