Vazhdon kriza për PSG, mposhtet me tripletë ndaj Monacos (VIDEO)

PSG ka pësuar një humbje ndaj Monacos me rezultatin e thellë 3-0.

Ben Yedder ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 25-të pas një asistimi nga Fofana,

Në pjesën e parë Monaco tentoi disa herë golin por nuk e gjeti. Pjesa e dytë nisi me disa raste nga PSG por nuk kishin hapsirat e duhura për të shënuar golin e barazimit. Në minutën e 68-të Volland shënon dhe golin e dytë për vendasit duke vështirësuar situatën për ekipin e Pochettino.

Ben Yedder shënoi dhe golin e vulosjes në minutën e 84-të duke futur në një krizë psikologjike ekipin e Parisit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.03.2022 15:14

Tags: ,