Vazhdon “beteja”, Superliga shkon në Gjykatën e Evropës

Gjykata Evropiane do të duhet të përgjigjet ndaj Gjykatës së Madridit në lidhje me Superligën Evropiane.

 

Sipas La Gazzetta dello Sport, Gjykata e Madridit i ka bërë një pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane.

Gjykata e Madridit i ka shtruar një pyetje Gjykatës Evropiane në rastin e Superligës, e cila po kundërshtohet nga UEFA dhe FIFA për thyerje të rregullave dhe ligjeve të Bashkimit Evropian.

Tani, Gjykata Evropiane duhet ta interpretojë normën në këtë procedurë nëse ka qenë apo jo thyerje e rregullave krijimi i Superligës. Në rast të vendimit që Superliga nuk është në kundërshtim me ligje, atëherë ajo do të bëhej normë në Bashkimin Evropian dhe do të ishte problem i madh për UEFA-në edhe FIFA-në sepse Superliga do të kishte legjitimitet

Shtuar 31.05.2021 11:15