Valentino Rossi i jep karrierës së tij në MotoGP. Gara në Valencia ishte e gjitha një festw pwr italianin ku nuk munguan lotwt dhe pwrqafimet.
“Doktori” e mbylli më buzëqeshje një karrierë me plot sukese dhe që zgjati plot 26 vite.
“Më pëlqen të largohem kështu. Ishte një fundjavë e bukur, edhe pse në fillim isha e shqetësuar. Më bënë shumë surpriza, duke filluar nga ekspozita e biçikletave duke kaluar nga kalorësit me helmetat e mia.U argëtuam shumë sot dhe ishte stili im.Kemi pirë dhe kemi ndarë diçka si më pëlqen.Edhe unë jam i lumtur që kam bërë një garë të mirë Qëndrimi në top 10: kjo është gjëja që më bëri të kënaqem më shumë” , thotë ai për Sky Sport.
Italiani e mbylli garën spanjolle në vendin e dhjetë: “ U përpoqa ta bëja pjesën e fundit të sezonit në stilin tim. Ata donin të më bënin të qaja, por kjo duhet të jetë një festë. Ndoshta lënia ishte një justifikim për t’u ngatërruar (qesh). Por kur më treguan të gjitha helmetat u emocionova”, përfundon “Doktori” i cili më pas vazhdoi festimet me miqtë dhe kolegët para se të hidhej në një kapitull të ri të jetës së tij. r.t/albeu.com