Sezoni i parë në La Liga nuk po shkon siç ndoshta do të donte. Në planin personal Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.
Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asistim por kaq nuk kanë ndihmuar skuadrën e Granada, që renditet në zonën e ftohtë në La Liga, mirëpo nëse skuadra e tij duket se shkon e sigurt drejt rënies, për Uzunin ka një tjetër të ardhme.
None found
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të qëndojë në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij.
Duke qëndruar në këto raportime, Granada do të nxjerrë në shitje yjet e saj në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin “kuqezi”.
Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevilla dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro, megjithatë Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…