Usain Bolt pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen bamirëse, u largua nga fusha me barelë

Performanca e Usain Bolt në Soccer Aid u ndërpre mbrëmë pasi ai u transportua me barelë jashtë fushe shkaku që pësoi lëndim në kyçin e këmbës.

Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave mbeti i shtrirë në fushë pasi sulmuesi anglez Jermaine Defoe e kaloi atë dhe të tjerët, përpara se të shënonte për të bërë rezultatin 4-2.

Në atë kohë, Bolt dukej se kishte lënduar kyçin e këmbës ndërsa përpiqej të hynte në duel me Defoe.

Megjithatë, fakti që xhamajkani nuk u ngrit në këmbë, tregoi se diçka më serioze kishte ndodhur.

Ekipi mjekësor e largoi Bolt nga fusha e Stamford Bridge, duke e çuar në tunel për të shqyrtuar çështjen. Më vonë në mbrëmje, Bolt postoi një foto në rrjetet sociale të tij në dhomat e zhveshjes me një protezë në këmbën e djathtë dhe duke mbajtur paterica.

Ai tha në mbishkrimin: “Akili u këput, por e dimë që jemi luftëtar”.

Bolt ishte kapiteni i Botërorit XI dhe tashmë e kishte bërë veten të dobishëm duke dhënë një asistim për Alessandro Del Piero për barazimin 2-2.

Ndeshja mes ekipit legjenda të Anglisë dhe Botërorit XI përfundoi me fitoren e nikoqirëve me rezultat 6-3. /Telegrafi/


Shtuar 10.06.2024 16:46