Dy golat e shënuar në Bremen e kanë kthyer Harry Kane në të vetmin lojtar britanik, i cili kap kuotën e 500 golave të shënuar në karrierë.
Por përveç kësaj arritejeje sulmuesi britanik ka vendosur në pozita të vështira plot shtatë skuadra në Bundesliga.
31-vjeçarit deri më tani në këtë sezon të kampionatit gjerman ka shënuar plot 26 gola në vetëm 22 takime.
Me këtë numër golash të shënuar Kane ka arritur që të “kalojë” sulmet e skuadrave si Hamburg (24), Augsburg (25), M’gladbah (25), Mainz 05 (25), Werder (22), St.Pauli (20) dhe Heidenheim (19).
