Manchester United është duke kaluar një moment tejet negativ, duke bërë nisjen më të keqe të kampionatit në histori, me dy humbje në dy ndeshjet e para.
Skuadra gjatë merkatos humni Pogba, por transferoi Eriksen, Malacia dhe Lisandro Martinez, të cilët dukej se plotësuan një projekt premtues.
“Djajtë e Kuq” tanimë e cilësojne një domosdoshmëri nënshrkimin me një qendër sulmues i cili mund t’i bëjë konkurencë Martial dhe Ronaldos, me këtë të fundit ende me një të ardhme të mjegullt.
Së fundmi në listën e ekipit të Manchesterit është një tjetër sulmues i Atletico, i cili është përdorur shumë pak nga Simeone, Cunha.
United mësohet se është i gatshëm të paguajë deri në 50 milion euro për të transferuar sulmuesin në “Old Trafford”, pa përfshirë Ronalon në operacion./albeu.com