“Unë nuk jam frikacak”, Mircea Lucescu: Shpresoj që lufta e nisur nga idiotët të përfundojë së shpejti

Mircea Lucescu do të qëndrojë në krah të popullit ukrainas, siç bëri të ditur trajneri 74-vjeçar i Dynamo Kyiv me rastin e pushtimit rus.

“Puna ime është futbolli. Nuk mendoj të përfshihem në ngjarje politike. Unë nuk jam politikan. Unë jam trajner. Por nuk mendoj se ky sulm ka kuptim. Nuk dua të vdesin njerëz të pafajshëm, qytetarë, fëmijë.

Kam dëgjuar se ka viktima civile. Ndaloni sulmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe bëni një armëpushim. Njerëzit kthehen në punë dhe fëmijët shkojnë në shkollë. Shpresoj që kjo luftë e nisur nga idiotët të përfundojë së shpejti.

Lojtarët kanë frikë për veten dhe familjet e tyre. Nuk kemi shumë të huaj, por ata që janë kërkojnë ndihmë nga ambasadat për t’u larguar.

Kampionati në Ukrainë është pezulluar për një muaj. Por unë jam këtu. Unë jam kreu i Dynamo Kievit dhe nuk do të shkoj askund. “Unë nuk jam frikacak,” tha ai. /albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 17:05

Tags: