Uellsi u eliminua nga Euro 2020, Bale mendon pensionim nga kombëtarja

Uellsi i dha lamtumirën Europianit, teska u mposht thellë në shifrat 4-0 nga Danimarka. Por mesa duket tashmë që aventura e Dragonjve ka përfunduar, por jo vetëm e kombëtares, ylli i kësaj skaudre Gareth Bale gjithashtu mund t’i japë lamtumirën ekipit,por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.

Dilemat kanë nisur gjatë një interviste që ai dha në përfundim të sfidës ndaj Danimarkës, i pyetur në lidhje me të ardhmen e tij te kombëtarja nëse do të vazhdojë apo jo, Bale ka preferuar të mos komentojë.

Sulmuesi u pyet dy herë nëse europiani ishte aventura e fundit e tij me kombëtaren, në të dy rastet Bale preferoi të mos fliste. Robert Page tekniku i kombetares uellsiane gjithashtu deklaroi se një pyetje e tillë ska sens, madje ai deklaroi se vendimi i lojtarit për t’u larguar nga intervista është mëse i drejtë. Pas situatës së vështirë që po kalon në rang klubesh, edhe me kombëtaren po ndodh e njëjta gjë. Tashmë Uellsi do të përfitojë nga një periudhë e shkurtër pushimesh dhe më pas të nisë përgatitjet e saj për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.


Shtuar 27.06.2021 13:53