UEFA shtyn ndeshjen e Europa League mes Arsenal dhe PSV

Është shtyrë ndeshja mes Arsenalit dhe PSV, e vlefshme për ditën e dytë të fazës së grupeve të Europa League.

UEFA i tha klubit holandez, i cili shkroi në një deklaratë:

“Fundjavën e kaluar dukej se ndeshja do të luhej rregullisht, por autoritetet britanike besojnë se është e pamundur të sigurohet vendosja e duhur e zbatimit të ligjit për shkak të  zisë ndaj Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.”

Data e rekuperimit të ndeshjes nuk është përcaktuar ende./ h.ll/albeu.com

Shtuar 12.09.2022 14:58