UEFA publikon formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve

Grupi Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s ka përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë lojtarët që kanë spikatur për performancat e tyre gjatë gjithë turneut më elitar evropian për klube.

Përzgjedhja është bërë nga një panel ekspertësh teknikë të UEFA-s, të cilët kanë ndjekur nga afër çdo fazë të kompeticionit. Analiza është mbështetur gjithashtu nga njësia analitike e UEFA-s në Nyon, që ka ndërtuar një profil të thelluar për secilin lojtar të përfshirë.

Në sqarimin e bërë nga ky grup, u theksua rëndësia e lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit në sulm:

“Kemi bërë këtë përzgjedhje, veçanërisht në repartin e avancuar, për të reflektuar lëvizshmërinë e jashtëzakonshme që ishte karakteristikë themelore e mënyrës së lojës së ekipit kampion, Paris Saint-Germain.”

Fitorja historike e PSG-së në finalen ndaj Interit (5-0) është pasqyruar qartë edhe në përzgjedhjen e UEFA-s, me gjysmën e skuadrës së formacionit ideal që vjen nga klubi francez.

Në ekip janë përfshirë: Portieri, Tre mbrojtës, Një mesfushor, Tre sulmues

Ky dominim pasqyron jo vetëm cilësinë individuale të lojtarëve, por edhe kohezionin dhe balancën që karakterizoi paraqitjet e PSG-së përgjatë gjithë edicionit.

Lojtarët si Ousmane Dembélé, Désiré Doué dhe Lamine Yamal janë veçuar për aftësinë e tyre për të ndryshuar pozicione dhe për të interpretuar futbollin me intensitet dhe inteligjencë taktike.


Shtuar 1.06.2025 20:28