UEFA ndryshon rregullat për kartonët e verdhë dhe kronometrin në garat evropiane

UEFA ka bërë të ditura dy modifikime të rëndësishme në rregulloret e saj, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të aplikohen nga sezoni 2026/27 në të gjitha kompeticionet evropiane për klube.

Të lidhura

None found

Rregullimi i parë lidhet me masën e pezullimit për kartonët e verdhë. Sipas dispozitës së re, një lojtar do të mungojë automatikisht pas marrjes së katër kartonëve të verdhë, në vend të tre të tillëve, siç parashikohej deri tani.

Pas pezullimit të parë, ndëshkimi i radhës do të aktivizohet për çdo numër çift kartonësh, pra pas kartonit të gjashtë, të tetë dhe në vazhdim.

Ndryshimi tjetër i miratuar nga UEFA ka të bëjë me mënyrën e funksionimit të orës zyrtare në stadium.

Rregulli që e ndalonte kronometrin në minutat 45:00 dhe 90:00 është hequr. Duke nisur nga sezoni i ri, ora do të vijojë të numërojë edhe në kohën shtesë, ndërsa minutat e akorduara do të shfaqen në një mënyrë të ngjashme me praktikën e përdorur prej vitesh në futbollin anglez.

Sipas UEFA-s, këto masa kanë për qëllim përditësimin e rregulloreve të garave evropiane dhe krijimin e një kuadri më të qartë për futbollistët dhe tifozët gjatë ndeshjeve.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss