Ishte i çuditshëm vendimi i UEFA-s për tu tërhequr ndaj 3 klubeve të pabindura që krijuan Super Ligën, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.
UEFA vendosi që të lërë pezull çështjen deri në një vendim tjetër duke mos marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj 3 klubeve, pasi pretendimet ishin të mëdha ku një ndër to ishte lënia jashtë Champions-it për dy sezonet e ardhshme.
Por nuk ndodhi ajo që pritej, ndërkohë nga krahu tjetër 9 skuadrat e tjera të Super Ligës pranuan të tërhiqeshin dhe u sanksionuan nga UEFA, madje federata angleze vendosi një gjobë 20 milionë paund për klubet e saj që morën pjesë.
Nuk dihet nëse është një lojë e UEFA-s, por klubeve të tjera nuk i ka pëlqyer aspak tërheqja e UEFA-s ndaj 3 klubeve të pabindura në momentin më final.
Ceferin meriton notën 4 për keqmenaxhimin e situatës, madje mediat e huaja aludojnë se mund të jetë dhe bashkëpunëtor në këtë çështje