UEFA heton tifozët serbë pas akuzave për thirrje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë

UEFA ka bërë me dije sot se ka hapur një fashikull mbi incidentet e mbrëmshme në takimin mes Anglisë dhe Serbisë.

Në Gelsenkirshen tifozët e Serbisë akuzohen se kanë bërë gjeste raciste për të ironizuar ngjyrën e lëkurës së lojtarëve të Anglisë.

Sipas UEFA-s, ndeshja e cila u luajt në Gelsenkirchen është shoqëruar me koret raciste dhe mesazhet provokuese.

Ankesa nuk ka ardhur nga Shoqata e Futbollit – dhe për rrjedhojë asnjë nga lojtarët e Anglisë – të cilët thanë se nuk kishin parë detaje mbi situatën kur u kontaktuan nga ESPN.

UEFA tha në një deklaratë të hënën se Federata e Futbollit të Serbisë po përballet me akuza në lidhje me objektet e hedhura dhe transmetimin e mesazheve provokuese që konsiderohen si të papërshtatshëm për ngjarjet sportive.


Shtuar 17.06.2024 23:56