UEFA, Ceferin: Superliga mbaroi, tifozët italianë nuk na ndihmuan

Aleksandër Ceferin rikthehet të flasë për SuperLigën dhe konfirmon se ka mbaruar.

“Ka nga ata që po përpiqen të kënaqin egon e tyre pak më shumë, por gjithësesi nuk mund të funksionojë”, tha ai duke ndjekur ndeshjen e bamirësisë midis Hajduk Split dhe Shakhtar Donetsk.

Presidenti i UEFA-s i rikthehet orëve në të cilat u shpall projekti i një kampionati europian paralel. “Kur luftuan kundër nesh, tifozët anglez dhe spanjollë na ndihmuan shumë duke ngritur zërin e tyre në rrjetet sociale, ndërsa tifozët italianë nuk vepruan”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.05.2022 17:25