Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar edhe zyrtarisht zërat për rikthimin e Karim Benzema në Santiago Bernabeu.
Benzema po kalon kohë të vështirë te klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad dhe është përfolur shumë një largim i tij në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi francez është lidhur me një transferim në Ligën Premier, te ish-skuadra e tij, Lyon dhe së fundmi një rikthim te Real Madridi.
Për te Los Blancos u raportua se është dëshirë e trajnerit Ancelotti, por ky i fundit ka mohuar diçka të tillë.
Trajneri italian i ka cilësuar si lajme të rreme raportimet për rikthimin e Benzemas në Bernabeu.
“Raportet për kthimin e Karim Benzemas në Real Madrid janë të rreme. Është lajm i rremë”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë për shtyp.
“Nuk kam folur me klubin për Karim Benzema dhe rikthimin e mundshëm”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/