Oriola Marashi dhe Eros Grezda hoqën njëri tjetrin nga rrjetet sociale dhe mënjehrë në mediat rozë shpërthyen lajmet se dyshja janë ndarë. Ata nuk reaguan drejt për drejtë për ketë lajme, por thumbat që hidhnin herë pas here në Instagram e konfirmuan.
Së fundmi ishte Oriola ajo e cila nuk u përmbajt dot në Instagram duke u shprehur “Prap të du” dhe si duket ky mesazh ka shkuar në veshin e duhur.
Por modelja dhe futbollisti ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe me siguri i kanë rregulluar marrëdhëniet pas këtij gjesti që publikisht flet shumë.
Dhe lajmet duket se i ka konfirmuar edhe Eros Grezda. I ftuar në “Jashtë Loje”, ai pranoi se mes tij dhe Oriola Marashit gjithçka është në rregull dhe se është “shumë mirë nga ana sentimentale.
“Je mirë nga ana sentimentale?”- u pyet futbollisti.
“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.
Rreth një muaj më parë, çifti fshinë njëri-tjetrin nga Instagram dhe u raportua se i dhanë fund fejesës së tyre.
Arsyeja e ndarjes u tha se ishin distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshironte t’i jepte fund karrierës si modele.