U largua si i panevojshëm nga Partizani, ish-sulmuesi vulos fitores e skuadrës së re në testin ndaj Llapit

Viktor Da Silva u largua nga Partizani pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit, por brazilianit i doli për mirë, pasi arriti të nënshkruante një kontratë fitimprurëse, 200 mijë euro në sezon te klubi uzbekistanas, Fc Nasaf. Aktualisht braziliani ndodhet në fazë përgatitore me skuadrën e re në Antalia në Turqi.

Sot skuadra uzbekistanase ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën kosovare të Llapit. Ndeshja është fituar nga skuadra uzbeke në shifrat 2-1 dhe golin e fitores e shënoi ish-sulmuesi i Partizanit në minutën e 90-të. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0. Ish-futbollisti i Partizanit u aktivizua në pjesën e dytë me FC Nasaf.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga uzbekët në minutën e 75-të me Kenjabojev me penallti. Në minutën e 84-të Llapi i trajnerit Batatina barazoi shifrat në 1-1 me golin e Mërgim Cërnavërni. Në minutën e 90-të Viktor Da Silva tregohet vendimtar duke shënuar golin e fitores për skuadrën e Fc Nasaf pas një goditje me kokë. /panoramasport/


Shtuar 15.01.2024 11:21