U kërkua që Bukayo Saka të luajë mbrojtës i majtë për Anglinë, lojtari i përgjigjet këtij opsioni

Legjenda angleze, Ian Wright e hodhi idenë të martën mbrëma që Bukayo Saka të luajë mbrojtës i majtë pas një barazimi të mjerueshëm 0-0 midis Anglisë dhe Sllovenisë.

Anglia ka mungesë të madhe në repartin e krahut të majtë pasi Luke Shaw mbetet ende jashtë shkaku që nuk është i gatshëm 1oo për qind.

Në të njëjtën kohë, çdo mbrojtës i djathtë jashtë pozicionit (Kieran Trippier dhe Trent Alexander-Arnold) nuk e kanë plotësuar mungesën e lojtarit të Manchester United.

“Të më vendosësh jashtë pozitës si mbrojtës i majtë nuk është zgjidhja për Anglinë. Por është në duart e Gareth dhe ne të gjithë duhet të besojmë atë që ai zgjedh atë ditë”, dekarloi Saka.

Saka ka luajtur më parë te Arsenal dhe më e rëndësishmja, është se luan me këmbën e majtë, kështu që mund të mbajë natyrshëm pozicionin. Megjithatë, anësori nuk duket i prirur të luajë në mbrojtje. /Telegrafi/


Shtuar 28.06.2024 17:28