U helmuan menjëherë pas ndeshjes në Europa League, Manchester United nis hetimet

Manchester United thuhet se ka nisur një hetim pasi 12 anëtarë të skuadrës së tyre të parë dhe të stafit u sëmurën në të njëjtën ditë.

Sipas “The Sun”, disa pjestarë të klubit dyshohet se janë helmuar pas fitores së tyre 2-0 jashtë fushe ndaj Sheriff në Europa League.

Grupi u kthye nga Moldavia me një avion privat të enjten, 15 shtator menjëherë pas fitores së tyre të madhe. Por anëtarët e klubit anglez filluan të ndihen keq të nesërmen dhe klubi tashmë po heton nëse ishte diçka që ata hëngrën në Kishinau apo në aeroplanin e kthimit.

Disa lojtarë humbën një ditë stërvitje, disa të tjerë 2 apo 3 seanca. Skuadra e Ten Hag do të përballej me Leeds të dielën, por ndeshja e tyre u shtu për shkak të mungesës së burimeve policore. / h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 12:44