U harrua në Arabi, Milinkovic-Savic kërkohet nga klubi i madh i Serie A

Largimi i Sergej Milinkovic-Savic ka “varfëruar” futbollin e Serisë A, por mesfushori mund të kthehet në Itali verën e ardhshme.

Sipas “Tuttosport”, mesfushori duket se është lodhur që tani nga Arabia Saudite pavarësisht rrogës 20 milionë në sezon që merr tek Al Hilal.

Të lidhura

None found

Duket se në javët e fundit, futbollisti i ka kërkuar përfaqësuesve të tij që ta kthejnë në Europë verën e ardhshme dhe Seria A është gati ta mirëpresë.

Gjithmonë sipas “Tuttosport”, Juventusi është vënë që tani në lëvizje për ish-yllin e Lazios, i cili sezonin e ardhshëm mund të zbarkojë në Torino. /abcnews.al