U dënua me tre ndeshje, trajner kroat i Union Berlinit i falënderohet zotit pas fitores ndaj Darmstadt

Trajneri kroat i Union Berlin, Nenad Bjelica është suspenduar me tri ndeshje për goditjen ndaj Leroy Sane në ndeshjen ndaj që u mbyll 1-0 në të mirë të bavarezëve.

Ai sot ishte në tribuna nga ku e pa skuadrën e tij duke fituar 1-0 ndaj Darmstadt në derbin e mbijetesës së Bundesligës.

Ish-trajneri i Dinamo Zagreb ka reaguar pak ndaj golit të skuadrës së tij në minutën e 62-të.

Por, në fund të ndeshjes ai ishte shumë më emocionues. Me sytë dhe gishtat e drejtuar nga qielli, ai shtrëngoi grushtet dhe falënderoi Zotin.

Pa të, skuadra fitoi dhe u ngjit një vend mbi zonën e rënies, ndërsa Darmstadt i mundur është në vendin e fundit. /Telegrafi/


Shtuar 28.01.2024 20:13