Tyson Fury konfirmon tërheqjen e tij nga boksi

Tyson Fury ka konfirmuar tërheqjen e tij nga boksi në një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke thënë “udhëtim të mbarë” në sport në ditëlindjen e tij të 34-të.

Fury njoftoi se do të tërhiqej nga sporti pas fitores së tij ndaj Dillian Whyte për të ruajtur titullin e tij WBC në stadiumin Wembley të Londrës në prill.

Por në qershor, ‘The Gypsy King’ njoftoi se do të rikthehej në ring “100 për qind”, ndonëse theksoi se do të duheshin “xhepa të mëdhenj” për një ndeshje të mundshme unifikuese kundër Anthony Joshua apo Oleksandr Usyk./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.08.2022 14:32