Tuhel bllokon kalimin e Pavard te Interi: Do të qendrojë te Bayern

Benzhamin Pavard duket se do të vazhdojë të qëndrojë tek Bajerni Mynihut dhe arsyeja është bërë Tomas Tuhel.

Tekniku ka penguar largimin e tij drejt Interit pasi dëshiron ta mbajë ose të paktën të gjejë një zëvendësues më parë. Tuhel e konfirmoi sot, në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Augsburgut.

Të lidhura

None found

“Pavard kërkoi të largohej, por kërkesa erdhi shumë vonë. Më ka habitur pak, duhet të mendojmë për interesat e klubit tonë, kështu që duhet të vijë oferta e duhur, ashtu siç duhet të kemi kohë që të mundemi për të gjetur një zëvendësues. Tani për tani do të vazhdoj të punoj me të”, deklaroi ai.


Shtuar 25.08.2023 16:08