Anglia e nisi me tre pikë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, pasi triumfoi 4-2 ndaj Kroacisë në Arlington, në ndeshjen e parë të Grupit L.
Gjatë pjesës së parë, “Tre Luanët” arritën dy herë të kalonin në avantazh falë Harry Kane, por kroatët iu përgjigjën të dyja herëve. Fillimisht ishte Martin Baturina që realizoi bukur për 1-1, ndërsa pak para përfundimit të fraksionit të parë Petar Musa vendosi baraspeshën në 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për vazhdimin.
None found
Në pjesën e dytë, skuadra angleze u shfaq dukshëm më e fortë dhe mori kontrollin e takimit. Jude Bellingham e riktheu ekipin e Thomas Tuchel në epërsi, ndërsa Marcus Rashford shënoi golin e 4-2, me të cilin vulosi fitoren dhe tre pikët e para për favoritët e grupit.
Pas përfundimit të ndeshjes, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, tha se ishte i kënaqur me reagimin e ekipit të tij, ndërsa e pranoi se paraqitja në pjesën e parë nuk kishte qenë në nivelin e duhur.
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë, luajtëm dobët në pjesën e parë, por ishim shumë më të mirë dhe më energjikë në të dytën. Fitorja e parë dhe jemi të lumtur për tifozët”, deklaroi Thomas Tuchel pas ndeshjes, përpara se të shtonte:
“Reaguam shkëlqyeshëm në pjesën e dytë pas një ndeshjeje të keqe të parë. Krijuam shumë dhe meritonim të fitonim. Ishim pasivë pasi shënuam dhe u penalizuam, por reaguam mirë pas kësaj. Gjëja më e rëndësishme është se si reagon pasi pranon një gol.”
Ky sukses e afron Anglinë me fazën e eliminimit direkt dhe forcon pozicionin e saj si një nga skuadrat kryesore pretendente për triumfin në Botëror. Në krahun tjetër, Kroacia do të synojë të rikthehet në ndeshjet e ardhshme për të mbetur në lojë për kualifikim.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…