Pak përpara duelit të sotëm, të mërkurën, mes Kombëtares së Anglisë dhe Kroacisë, është bërë i ditur formacioni që pritet të hedhë në fushë ekipi i “Tre Luanëve”.
Gjithçka tregon se trajneri Thomas Tuchel ka zgjedhur të mos bëjë ndryshime nga skema e përdorur në ndeshjen miqësore përballë Kosta Rikës. Kjo nënkupton se Bukayo Saka i Arsenalit dhe Marc Guehi i Manchester Cityt, i cilësuar më herët si një zgjedhje e sigurt për titullar, do ta nisin takimin nga pankina.
None found
Vendimi më i komentuar lidhet me repartin defensiv, ku Guehi nuk do të jetë nga minuta e parë në atë që konsiderohet sfida më e fortë e Anglisë në grup. Në vend të tij, Tuchel i ka besuar mbrojtjes me Nico O’Reilly, John Stones, Ezri Konsa dhe Reece James. Ndërkohë, në portë do të jetë sërish Jordan Pickford, i cili, ashtu siç pritej, ruan vendin e titullarit dhe përjeton turneun e tij të katërt madhor radhazi në këtë rol.
Në mesfushë, sipas parashikimeve, do të aktivizohen zv.kapiteni Declan Rice dhe Elliot Anderson. Kjo zgjedhje ka sqaruar edhe pikëpyetjen për rolin e mesfushorit sulmues, pasi Jude Bellingham i Real Madridit do ta nisë ndeshjen nga fillimi, ndërsa Morgan Rogers do të mbetet në pritje të minutave nga stoli.
Në krahun e majtë shihet përpara Anthony Gordon i Barcelonës, ndërsa në të djathtë, bazuar në disa raportime, Noni Madueke i Arsenalit pritet të marrë vendin e Sakës. Sa i përket qendrës së sulmit, aty nuk ka pasur asnjë dyshim: kapiteni dhe ylli i Anglisë, Harry Kane, do të prijë “Tre Luanët” në ndeshjen e parë të turneut.
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…