Tuchel: Anglia do të gjejë zgjidhjen për të frenuar Messin

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, është shprehur i bindur se skuadra e tij do të arrijë të gjejë mënyrën për të neutralizuar Lionel Messin në duelin e rëndësishëm kundër Argjentinës.

Të lidhura

None found

Tekniku gjerman nënvizoi se rrezikshmëria e Messit nuk lidhet vetëm me aftësitë e tij individuale, por edhe me përkrahjen e vazhdueshme që ai merr nga pjesa tjetër e ekipit.

“Ai arrin të gjejë hapësirat dhe zgjedh momentet e duhura. Mendoj se më e rëndësishmja është që e gjithë skuadra beson në këtë ide. Ata e mbështesin, e ndihmojnë dhe janë gjithmonë të gatshëm kur ai futet në aksion për të krijuar diferencën. Natyrisht, ne do të përgatitemi për këtë”.

Sipas Tuchel, nuk mund të ndërtohet e gjithë përgatitja vetëm mbi ndalimin e Messit, ndërsa Anglia duhet të luajë me guxim dhe të ruajë disiplinën në aspektin taktik.

“A mund të përgatitesh dhe të gjesh formulën duke u fokusuar vetëm te ai? Jo. Por duhet të kemi guxim përballë tij, duhet t’ia ndërpresim mbështetjen dhe të jemi të kujdesshëm ndaj të gjitha lëvizjeve që ndodhin kur topi është në këmbët e tij”.

“Ne e kemi forcën dhe mentalitetin e nevojshëm për t’u përballur me këtë sfidë. Jemi të gatshëm për të”, deklaroi ai.

Ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës është paraparë të nisë në orën 21:00.//


MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş