Futbolli gjerman sërish tronditet nga sëmundje të ndryshme të futbollistëve të kampionatit të tyre.
Hubert Mbuyi-Muamba, futbollisti 19-vjeçar i Hoffenheim, i rritur te PSG dhe i transferuar në Gjermani në vitin 2021, ka rezultuar me leuçemi, sipas një raportimi nga klubi gjerman.
“Ne jemi të gjithë me ty! Lojtari ynë, Mbuyi-Muamba mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga Leuçemia. Ai ndodhet në Francë për trajtim të specializuar. Ju urojmë të keni forcën e duhur Hubert!”, thuhej në deklaratë./ h.ll/albeu.com