Tre klubet angleze që e duan Armando Brojën në janar

Armando Broja thuhet se është në qendër të një beteje mes tre klubeve të Ligës Premier që e duan transferimi e tij që në janar.

Sulmuesi i Chelseat ka luftuar për minuta këtë sezon dhe nuk ka arritur të bëjë një ndikim nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.

Broja, 22 vjeç, ka shënuar vetëm dy gola në 17 paraqitjet e tij këtë sezon, ku njëri erdhi në Ligën Premier dhe tjetri në FA Cup.

Sulmuesi shqiptar është përdorur kryesisht nga stoli, gjë që ka bërë që ai të luajë vetëm për 24 për qind të minutave të disponueshme këtë sezon.

The Athletic ka pohuar se sulmuesi tani mund të largohet nga Stamford Bridge, jo si huazim, por me një marrëveshje të përhershme, pasi Chelsea i beson Christopher Nkunku që pritet të kthehet së shpejti nga lëndimi.

West Ham, Wolves dhe Fulham janë ndër klubet e Ligës Premier që janë të interesuara për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar.

Broja shkëlqeu gjatë një huazimi te Southampton për sezonin 2021/22, ku shënoi 9 gola në 38 paraqitje për Saints. /Telegrafi/


Shtuar 17.01.2024 22:39