Trepça rrezikon shpërbërjen, përplasja mes pronarëve: Dorëzo 50% të aksioneve, përndryshe ndalen investimet

Pavarësisht përforcimeve të realizuara gjatë merkatos së verës, KF Trepça po kalon një krizë të rëndë që mund ta çojë deri në shkrirje. “Newsport.al” ka zbuluar prapaskenat e situatës që ka shkaktuar trazira të mëdha te klubi i Ligës së Parë të Kosovës.

Të lidhura

None found

Pronësia e klubit nga Mitrovica ndahet në mënyrë të barabartë mes dy aksionerëve, të cilët zotërojnë nga 50% secili. Megjithatë, vetëm njëri prej tyre ka financuar gjatë merkatos transferimet e futbollistëve, pagat dhe detyrimet e tjera ekonomike të premtuara. Ortaku tjetër, ndonëse kontrollon gjysmën e aksioneve, nuk ka kontribuar me asnjë “kacidhe”.

Për këtë arsye, financuesi kryesor i ka kërkuar partnerit që t’i kalojë edhe 50% të aksioneve të tij, në mënyrë që të bëhet pronari i vetëm legjitim i Trepçës. Kërkesa është refuzuar dhe ky qëndrim e ka futur klubin në gjendjen e vështirë ku ndodhet aktualisht.

Aksioneri që deri tani ka mbuluar shpenzimet nuk pranon të vazhdojë investimet pa marrë edhe pjesën prej 50% që i përket ortakut. Sipas informacioneve të “Newsport.al”, nesër është parashikuar të mbahet një mbledhje brenda klubit.

Të dy presidentët do të dalin përpara lojtarëve. Pronari që nuk ka investuar ua ka bërë të qartë paraprakisht futbollistëve se ata që duan mund të vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa të tjerët janë të lirë të largohen. “Newsport.al” mëson se skuadra ka besim vetëm tek aksioneri që ka financuar klubin, çka e komplikon edhe më shumë situatën dhe shton mundësinë që një numër i konsiderueshëm lojtarësh të largohen.

Gjatë merkatos, KF Trepça afroi edhe disa emra të njohur në Shqipëri, mes tyre ish-lojtarin e Tiranës, Okseold Sefa, ish-mbrojtësin e Laçit, Rudolf Turkaj, si dhe ish-portierin e Vllaznisë, Jurgen Mehidri. Tashmë, secili prej tyre ka të drejtën dhe mundësinë të largohet.


jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetsetrabetjojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom