“Tregti” në Serbi e Nigeri, Erzeni dhe Egnatia zbulojnë përforcimet

Egnatia dhe Erzeni kanë zyrtarizuar së fundmi dy afrime. Rrogozhinasit një mesfushor nigerian, 18-vjeçar, i cili konsiderohet me perspektivë.

Hamzat Basit Ojediran ka nënshkruar kontratë afatgjatë, për katër sezone, dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova.

Te Erzeni, që e nisi kampionatin me një fitore ndaj Vllaznisë, kanë zyrtarizuar një sulmues shtatlartë që ka qenë pjesë e Novi Pazar në Serbi.

Bëhet fjalë për senegalezin Thierno Thioub, i gjatë 194 centimetra. Ai ka luajtur edhe në Francë me Pau në ligën e katërt si dhe me Spartak Moscow II në Rusi.