Trashëgon pasionin e së ëmës për futbollin, Jorginho prek majat e suksesit (FOTO LAJM)

Italia gjithmonë mbledh më të mirët në fushë. Jorginho, mesfushori i cili aktualisht luan me skuadrën e Chelsea-t, duket se e pret një e ardhme e ndritur në botën e futbollit.

I lindur në Brazil, por me një të ardhme të suksesshme në Itali, 29-vjeçari i cili dikur donte të hiqte dorë nga futbolli, sot është një nga më të mirët.

Kjo falë mbështetjes së padiskutueshme të nënës së tij, por dhe Maurizo Sarrit, mjeshtrit të cilit i detyrohet shumë, pasi ishte tekniku italian që nxori në pah cilësitë e tij më të mira.
Duket e pabesueshme se si një lojtar që mbylli një sezon sfilitës me Chelsea-n, me 56 ndeshje, të ishte i freskët sa një “trëndafil” në momentin kur u paraqit në Converciano për t’u vendosur nën urdhrat e Roberto Mancinit.
Në jetën e Jorginho si lojtar një rol shumë përcaktues ka nëna e tij, Maria Tereza, një ish-futbolliste amatore braziliane e cila kur ishte shtatzënë premtoi se nëse do të ishte djalë do ti transmetonte pasionin për futbollin, por pa e ditur që djali i saj do të bëhej një nga mesfushorët më të fortë në botë.

Një pikë e rëndësishme në karrierën e tij ishte Sarri, trajneri që i mësoi se si të kujdesej për fizikun e tij, pasi Jorginho ishte i fiksuar pas pastave dhe picave.

Sot Jorginho di ta bëjë më së miri vetë, stërvitet gjithnjë edhe në moshën 30-vjeçare, dikur e bënte në rërën e plazhit ndërsa sot në fushat e shkëlqyera të Chelsea-t, në Londër, qytet ku jeton prej tre vitesh, ku arriti të fitojë Champions League, ndërsa të dielën shpreson në një tjetër mbrëmje speciale, të fitojë Kupën e Evropës me Italinë.

 


Shtuar 7.07.2021 19:54