Transferimi surprizë që Florentino Perez po përgatit te Real Madridi

Në kërkimin e palodhshëm të talenteve të rinj, Real Madridi ka vënë syrin te Lutsharel Geertruida si trashëgimtari i mundshëm i pozicionit të mbrojtësit të djathtë të zënë nga Dani Carvajal.

Mbrojtësi 23 vjeçar dhe me kontratë deri në verën e vitit 2025 me Feyenoord, del si një opsion intrigues për bardhezinjtë për shkak të shkathtësisë së tij, duke qenë në gjendje të luajë si mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës dhe mesfushor.

Real Madridi, gjithmonë i fokusuar në ndërtimin e një ekipi konkurrues për të ardhmen, sheh te Geertruida një profil interesant për të forcuar mbrojtjen e tyre në vitet e ardhshme. Synimi është të inkorporojë një nga mbrojtësit e rinj të djathtë më të shquar në botë, dhe holandezi paraqitet si një opsion tërheqës për të përmirësuar rotacionin në prapavijë.

Këtë sezon Geertruida ka shfaqur aftësitë e tij te Feyenoord, me katër gola dhe dy asistime në 25 ndeshje. Kjo paraqitje e ka çimentuar reputacionin e tij si një nga mbrojtësit më premtues të gjeneratës së tij dhe Real Madridi është i gatshëm të investojë rreth 35 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Florentino Perez, në krye të operacionit, po vlerëson disa opsione për të përforcuar pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe Geertruida është ndër preferencat së bashku me Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusen dhe Trent Alexander-Arnold të Liverpool.

Edhe pse këto alternativa kanë çmime më të larta, Real Madrid sheh te Geertruida një kombinim perfekt të rinisë, cilësisë dhe kostos, duke e vendosur atë si një objektiv kyç në tregun e ardhshëm të transferimeve. /Telegrafi/


Shtuar 22.01.2024 11:46